Bluetooth shkruan se fansat i kanë bërë thirrje Leonorës që të niste urgjentisht dietën dhe të binte në peshë, sepse kilogramët e tepërt po bënin të vetën në imazh. Dhe mesa duket Leonora e ka ndjekur këshillën, pasi që ka filluar ushtrimet intensive në palestër, vrapim si dhe aktivitet të përditshëm shumë të ngjeshur.

Ka qenë kjo metoda që ka ndjekur për të arritur përsëri në formë e për të hequr kilet e tepërta. Imazhi i saj perfekt që u krahasua me të një hyjneshe, u vu re këtë herë në finalen e “Top Fest 7”. /Bluetooth/Telegrafi/