Leonardo DiCaprio priti Neelam Gill dhe miqtë e saj modele në mega jahtin e tij prej afro 140 milionë eurosh gjatë fundjavës.

Superylli i Hollywoodit, 48 vjeç, e ftoi bukuroshen britanike, 28 vjeçe, t'i bashkohej atij dhe një sërë të ftuarish në bordin e anijes luksoze të quajtur Luc Leman, e cila është ankoruar në brigjet e Italisë.


Leonardo ka qenë duke pushuar në bregdetin mahnitës të Amalfit me babanë dhe njerkën e tij, të cilët ishin gjithashtu në bord në atë kohë.

72297745 12211195 Host with the most Leonardo Dicaprio 48 hosted friends on his 15 m 6 1687189137942 Foto: Backgrid

Aktori mbante një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra në stil ngjyrë bezhë, ndërsa gjithashtu kishte vënë një kapelë bejsbolli dhe gjerdan ari.

Neelam dukej e mrekullueshme me një fustan të mëndafshtë me një print që binte në sy dhe të cilin e bashkoi me një çantë dore jeshile.

72297675 12211195 Gorgeous Neelam looked gorgeous in a silky midi dress boasting a a 12 1687189281495 Foto: Backgrid

Neelam-it iu bashkuan modelet Madison Headrick Nahmad, 29 vjeçe, e cila kishte veshur një bluzë me vija dhe pantallona të bardha, dhe Bianca Balti, 39 vjeçe, e cila mbërriti me një ansambël prej porcelani.

Pushimet italiane të yllit vijne pak pasi modelja Gigi Hadid kaloi kohë me të dhe familjen e tij.

72297725 12211195 Casual The actor kept a typically low profile in a plain white T a 64 1687191122528 Foto: Backgrid

Supermodelja dhe aktori fitues i “Oscar” u panë duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Dyshja e famshme janë përfolur vazhdimisht për një romancë, e cila nuk u konfirmua deri më tani.

72297669 12211195 Fabulous Neelam shielded her eyes with a glamorous pair of desig m 81 1687191880377 Foto: Backgrid

Leonardo këtë periudhë është parë në shoqëri të femrave e modeleve më të bukura me famë botërore. /Telegrafi/

72297689 12211195 image a 7 1687189154611 Foto: Backgrid

72297705 12211195 image m 32 1687189857890 Foto: Backgrid