LAJMI I FUNDIT:

Lenovo konsideron blerjen e RIM BlackBerry

Lenovo konsideron blerjen e RIM BlackBerry

Siç thuhet, Lenovo është duke shikuar mundësinë e rritjes së kompanisë në njësinë e saj mobile, dhe si rrjedhojë ata janë duke konsideruar blerjen e disa kompanive, njëra prej të cilave thuhet se është edhe RIM – prodhuesi i njohur i telefonave BlackBerry.

Ndërsa kjo e fundit përgatitet të lansojë versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry OS 10 në fund të këtij muaji, së bashku me dy modele të reja të telefonave Blackberry, RIM ndoshta mund të marrin në konsideratë shitjen e biznesit mobil, nëse marrëveshja është e mirë për të.

"Ne jemi duke i shikuar të gjitha mundësitë – mbase RIM dhe shumë të tjerë," tha Drejtori Financiar i Lenovos, Wong Wai Ming dje në një intervistë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.


"Ne nuk do të kemi asnjë hezitim nëse vjen një mundësi e mire, nga e cila mund të përfitojmë ne dhe aksionarët.". Megjithatë, ende nuk dihet nëse RIM do të pajtohet me shitjen e kompanisë, pasi që me përgatitjet e fundit kompania po synon të ngritet në tregun mobil. / Telegrafi