LAJMI I FUNDIT:

Lenovo arrin rekord në të ardhura

Lenovo arrin rekord në të ardhura

Prodhuesi i famshëm kinez, Lenovo, i cili është në rrugë të mirë për tu bërë prodhuesi numër një në botë për kompjuterët personal, tani ka prezantuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e fundit, në të cilat shihet se pjesëmarrja e kompanisë është rritur nga periudha paraprake, ndërsa kompania gjithashtu i ka hyrë garës për krijimin e telefonave të mençur mobil.

Krijuesi i ThinkPad, njëkohësisht shitësi i dytë më i madh i telefonave të mençur mobil në Kinë, ka njoftuar të mërkurën se për periudhën tetor-dhjetor ka arritur në profit neto që arrin vlerën 204.9 milionë dollarë.

Në tremujorin e tretë të vitit, të ardhurat e përgjithshme të Lenovo’s janë rritur 12 për qind krahasuar me një vit më pare, për të arritur në 9.4 milionë dollarë, dhe pjesa më vjen nga biznesi i saj vjen përmes kompjuterëve personal.


Lenovo me shpejtësi ka fituar pjesë të tregut në sektorin e kompjuterëve personal pas blerjeve të bëra gjatë disa viteve të fundit.

Sipas IDC-së, Lenovo është në një shteg shumë të afërt me liderin HP, për nga numri i dërgesave të kompjuterëve personal brenda vitit. / Telegrafi /