Lëndohet rëndë një çiklist në Shkup
Më 07.11.2018 rreth orës 07:30 në udhëkryqin nga "Partizanski Odredi" dhe rrugën "Nikolla Teslla" në Shkup, automobili "Opel Corsa" me tabela të Shkupit dhe drejtuar nga J.J (56) nga Shkupi, ka goditur çiklistin I.S (28) nga fshati Vollkovë.
Pas goditjes, çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm "8 shtatori" ku i është dhënë ndihma mjekësore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































