LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet derisa bëhej synet, dëmshpërblehet me 30 milionë euro – ky është vetëm fillimi (Foto)

Lëndohet derisa bëhej synet, dëmshpërblehet me 30 milionë euro – ky është vetëm fillimi (Foto)

Fëmija i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara është dëmshpërblyer me 30 milionë euro, për shkak të një lëndimi që ka pësuar në penis, derisa ishte duke u bërë synet.

Kolegji i gjyqtarëve ka urdhëruar shpagimin enorm për katërvjeçarin, kur mësuan se ai ka mbetur me dhimbje dhe dregëza kronike, si pasojë e intervenimit të realizuar në tetor të vitit 2015, kur i kishte vetëm 18 ditë, transmeton Telegrafi.


Nëna e fëmijës, Stacie Willis ka thënë se e tëra ndodhi si pasojë e lëshimit të infermieres, e cila ishte paksa e pakujdesshme me një mjet të mprehtë, që ia preu majën e organit gjenital.

Gjykata që urdhëroi dëmshpërblimin

“Fëmijën nuk ma trajtuan si duhet, atë e ktheva të gjakosur në shtëpi, sepse më thanë se gjithçka është në rregull”, ka shtuar Willis.

Pasi dhimbja dhe gjaku nuk po i ndalonin, atë e dërguan sërish në spital, ku u desh t’i nënshtrohej një operimi për ngjitjen e pjesës së prerë. Momentalisht, gjendja e fëmijës është e mirë, po ai mund të ketë komplikime në adoleshencë.

Atëherë duhet të kryej disa testime, mbase edhe ndonjë operim kirurgjik, ndërsa për to mund të merr edhe dëmshpërblime shtesë. Avokati që e përfaqëson, ka kërkuar 100 milion dollarë si dëmshpërblim për fëmijën. /Telegrafi/