LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen dy punëtorë në vendin e punës

Lëndohen dy punëtorë në vendin e punës
Foto: Ilustrim

Një punëtorë në Pejë dhe një në Gjakovë janë lënduar në vendet e punës.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


“Viktima mashkull në Pejë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ishte lënduar duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Po ashtu, viktima mashkull në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ishte lënduar në vendin e punës. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/