Simon Cowell javë më parë përfundoi në spital, pasi theu shpinën me një biçikletë elektrike.

Që nga atëherë, mediat ndërkombëtare raportojnë se ai është lidhur edhe më shumë me partneren e tij, Lauren Silverman, shkruan Mirror.


Dyshja, të cilët ndajnë një djalë, thuhet se i ngrohën raportet, pasi Silverman ishte e shqetësuar ditë e natë për Simon.

1 JS212229338 Foto: Mirror

Po ashtu, falë kujdesit të saj dhe të mjekëve, Cowell i shpëtoi rreziqeve që mund të ishte përballur gjatë kohës së aksidentit.

Edhe burime afër dyshes kanë treguar se si gjatë gjithë kohës, Lauren ka kushtuar kujdes të veçantë ndaj partnerit.

2 ITV Gala 2015 London Foto: Mirror

Kjo vërehet edhe më dukshëm, teksa dyshja pothuajse çdo ditë shpenzojnë kohën së bashku, nën shoqërinë edhe të fëmijës së tyre. /Telegrafi/

1 Britains Got Talent Foto: Mirror