Pas ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueseve për Kampionatin Botëror, Liga Premier kthehet në fundjavën që vjen me disa duele të rëndësishme

Vëmendja kryesore do të jetë te kryendeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, mirëpo edhe skuadrat tjera kryesore të ligës kanë takime të vështira, duke qenë se iu nevojiten pikë.


Megjithëse janë përpjekur t’i kthejnë disa lojtarë sa më shpejt, klubet duhet të presin kthimin e futbollistëve që kanë luajtur në Amerikën Jugore, si edhe do të kenë mungesa për shkak të lojtarëve të lënduar.

Telegrafi jua sjell më poshtë disa prej mungesave dhe pritjeve të lojtarëve që luajnë në klubet e Ligës Premier.

Arsenali

mustafa (Jean Catuffe/Getty Images)

Alexis Sanchez (kundër Brazilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

David Ospina (kundër Perusë, e mërkurë, Lima) – kthimi zgjat 12 orë / 10.100 km

Shkodran Mustafi (lëndim në kofshë me Gjermaninë, mund të mungojë gjashtë javë)

Laurent Koscielny (lëndim i tendinit të Akilit me Francën)

Sead Kolasinac (lëndim i muskujve të pasmë të këmbës me Bosnje e Hercegovinën)

Chelsea

kante 1 (Nikolay Doychinov/AFP/Getty Images)

Willian (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

N’Golo Kante (lëndim muskulor me Francën)

Alvaro Morata (tashmë ka qenë jashtë skuadrës së Antonio Contes për shkak të lëndimit)

Liverpooli

coutinho 2 (Lucas Uebel/Getty Images)

Philippe Coutinho (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Roberto Firmino (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Sadio Mane (u lëndua me Senegalin, do të mungojë rreth gjashtë javë)

Manchester City

otamendi (Yaikel Dorta/LatinContent/Getty Images)

Ederson (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400km

Danilo (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Fernandinho (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Gabriel Jesus (kundër Kilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Claudio Bravo (kundër Brazilit, e mërkurë, Sao Paulo) – kthimi zgjat 11 orë / 9.400 km

Nicolas Otamendi (kundër Ekuadorit, e mërkurë, Quito) – kthimi zgjat 14 orë / 9.200 km

Fabian Delph (lëndim muskulor me Anglinë)

Manchester Unitedi

valencia (John Froschauer/LatinContent/Getty Images)

Antonio Valencia (kundër Argjentinës, e mërkurë, Quito) – kthimi zgjat 14 orë/ 9.200 km

Sergio Romero (kundër Ekuadorit, e mërkurë, Quito) – kthimi zgjat 14 orë / 9.200 km

Marouane Fellaini (lëndim i gjurit me Belgjikën)

Daley Blind (lëndim muskulor me Holandën)

Tottenham Hotspur

totenham (Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

Davinson Sanchez (kundër Perusë, e mërkurë, Lima) – kthimi zgjat 12 orë / 10.100 km

Të tjerët

joeallen (Stu Forster/Getty Images)

Javier Hernandez (kundër Hondurasit, e mërkurë, San Pedro Sula) – kthimi zgjat 12 orë / 8500km

DeAndre Yedlin (kundër Trinidad e Tobagos, e mërkurë, Couva) – kthimi zgjat 10 orë / 7.100 km

Geoff Cameron (kundër Trinidad e Tobagos, e mërkurë, Couva) – kthimi zgjat 10 orë / 7.100 km

Salomon Rondon (kundër Paraguait, e mërkurë, Asuncion) – kthimi zgjat 16 orë / 10.200 km

Andre Carrillo (kundër Kolumbisë, e mërkurë, Lima) – kthimi zgjat 12 orë / 10.100 km

Maya Yoshida (kundër Haitit, e martë, Yokohama) – kthimi zgjat 12 orë / 9.500 km

Mathew Ryan (kundër Sirisë, e martë, Sydney) – kthimi zgjat 23 orë / 16.900 km

Aaron Mooy (kundër Sirisë, e martë, Sydney) – kthimi zgjat 23 orë / 16.900 km

Joe Allen (lëndim në kokë me Uellsin)

Davy Propper (lëndim i këmbës me Holandën)

Shane Long (lëndim në ije me Republikën e Irlandës)

/Telegrafi/

telegrafi sport app