LAJMI I FUNDIT:

Lënda “Perandoria”, Gjykata e Lartë pritet të vendos të premten

Lënda “Perandoria”, Gjykata e Lartë pritet të vendos të premten

Gjykata e Lartë thuajse një javë ka përgjigje nga prokurori publik për ankesat e avokatëve për arrestin shtëpiak të Orce Kamçevit dhe dy personave të tjerë të akuzuar në rastin “Perandoria”, por ende nuk ka marrë vendim. Një nga shkaqet e mundshme që puna nuk ecë si duhet është që përgjigja e ankesës nuk erdhi nga Prokuroria e rregullt siç kërkoi Gjykata e Lartë. Në gjykatën me të cilën kryeson Jovo Vangellovski përgjigje për ankesën dërgoi Katica Janeva, pasi prokurori shtetëror Ljubomir Jovevski ia dërgoi lëndën që ia kishin dërguar atij.

“Më datë 21.02.2019 deri te Gjykata e Lartë janë dorëzuar tre propozime me të cilat PSP-ja propozon ankesat e të akuzuarve N.J, C.P dhe J.K të refuzohen si të pabaza dhe të konfirmohen vendimet e Gjykatës së Apelit-Shkup për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për të njëjtit”, theksuan nga Prokuroria Speciale


Fakti që përgjigjen për ankesat e dërgon PSP-ja, e jo prokuroria e rregullt gjithsesi se është sfidë për Gjykatën e Lartë, pasi gjykata formoi mendim parimor juridik se PSP-ja nuk është organ i autorizuar i akuzës për lëndë që janë ngritur pas 30 qershorit të vitit 2017. Ndërsa rasti “Perandoria” ku janë të akuzuar Orce Kamçev, Sasho Mijallkov she 11 persona të tjerë mes tjerash edhe për mashtrime dhe pastrim parash, është pikërisht rast i tillë. Nëse Gjykata e Lartë do mbetet në qëndrimin e saj me mendimin parimor juridik dhe do e refuzojë përgjigjen për ankesën, nuk mund të dihet para vendimit të Gjykatës Penale kompetente.

“Ende nuk është caktuar orari i saktë se kur do të vendoset për lëndën, por deri në fund të javës pritet të ketë vendim. Qëndrim për përgjigjen ndaj ankesës nga PSP-ja, do të merret gjatë vendosjes”, u shprehën nga Gjykata e Lartë

Vendimi i Gjykatës së Lartë në këtë rast do jetë i rëndësishëm edhe për të gjitha lëndët e tjera të PSP-së, për të cilat nuk është ngritur aktakuzë deri më 30 qershor 2017. Mes rasteve të tilla janë “Talir” për pasurinë e OBRM-PDUKM-së, pastaj rasti “Regjistrimi” ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti por edhe rasti “Monstra” që më vonë u mor nga PSP-ja./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori