LAJMI I FUNDIT:

Lënda “300”, Gjoko Popovski dënohet me nëntë vite burg

Lënda “300”, Gjoko Popovski dënohet me nëntë vite burg

Sot u mbajt seanca për lëndën “300” të PSP-së, ku i akuzuar është Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër i Punëve të Brendshme, për blerjen e 300 veturave për MPB-në.

Sipas akuzës, në prokurimin publik ka patur keqpërdorime, dhe se është dëmtuar buxheti i shtetit për mbi 400 mijë euro.


Gjykata konstaton se nuk lejohen ndryshimet e kritereve për marrëveshje publike. Oferta ekonomike më e volitshme për blerjen e veturave nuk është marrë parasysh, por nënshkrimi i marrëveshjes është bërë me kompani të cilat kanë ofruar çmim më të lartë.

Propozimi i komisionit për blerjen e veturave ka qenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurimet publike, prandaj i akuzuari nuk është dashur të pranoj propozimin për nënshkrimin e marrëveshjeve.

Fjala e fundit e Popovskit: Kam bashkëpunuar me Gjykatën për çdo kërkesë të saj
Lexo po ashtu Fjala e fundit e Popovskit: Kam bashkëpunuar me Gjykatën për çdo kërkesë të saj

Gjykata konstaton se janë plotësuar pesë pika të akuzës ndaj Gjoko Popovskit, në lidhje me blerjen e veturave.

Gjykata mori vendimin që Gjoko Popovski të shpallet fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Popovski dënohet me nëntë vite burg, si edhe duhet të paguaj harxhimet gjyqësore

Përveç kësaj, Popovski duhet të kthej dëmin e shkaktuar prej mbi 400 mijë euro./Telegrafi/