LAJMI I FUNDIT:

LEN: Raporti i ESHS-së dëshmon për eksodin e shqiptarëve, të sponsorizuar nga BDI

LEN: Raporti i ESHS-së dëshmon për eksodin e shqiptarëve, të sponsorizuar nga BDI

Lidhja Europiane për Ndryshim ka dalë me reagim në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi. Nga LEN thonë se raporti i Entit Shtetëror të Statistikave dëshmon për eksodin e shqiptarëve, që sipas tyre, sponsorizohet nga BDI.

Ata thonë se me projeksionet e ESHS-së për popullsinë, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut nuk është aspak premtuese.


“Më shqetësuesja e këtij raporti janë numrat që lidhen me migrimin e popullsisë. Aty lexohet qartë se mbi 200,000 qytetarë e kanë braktisur vendin në 20 vitet e fundit, një periudhë kjo që përkon pikërisht me vitet e qeverisjes së BDI-së. Megjithëse raporti nuk ka bërë ndarje të bazë etnike, me një kalkulim të thjeshtë, nëse gjysma e kësaj popullsie që kanë migruar janë shqiptarë, pa vështirësi mund të konstatojmë se rreth 125,000 shqiptarë e kanë braktisur vendin gjatë periudhës sa BDI-ja ishte në pushtet”.

“Me një fjalë, Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë fajtorët e përveçëm të shpërnguljes së rreth 125,000 shqiptarëve në vendet perëndimore. Këtë “sukses” të Ali Ahmetit do ta xhelozonte edhe Nikolla Pashiqi i Jugosllavisë mbretërore dhe Rankoviqi i Jugosllavisë titiste. Asnjë forcë tjetër e asnjë terror shtetëror nuk ka mundur të shpërngulë më shumë shqiptarë seç ka bërë Ali Ahmeti me krim e korrupsion”, thonë nga LEN.

Më tej shtojnë se ata do të mbeten të përkushtuar fuqishëm për ta ndërruar kahjen e këtij trendi të frikshëm për perspektivën e vendit, së pari duke e luftuar luftuar korrupsionin, së dyti duke ofruar masa dhe politika efikase për mirëqenie ekonomike dhe, së treti, duke i ngritur standardet e arsimit, drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori