Në suaza të manifestimit të festës së flamurit kombëtar koalicioni i partive Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, të njohur me koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot ka nënshkruar deklaratën e koalicionit nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti para të pranishmëve tha “Mbrëmë në televizionet tona më është kthyer koha e ish-Jugosllavisë, ku ministrave shqiptarë ju pengonte Vetëvendosja e nuk u pengon Sergej Lavrov. Këtë ditë të shenjtë e kanë shënuar me dhënien e koncesioneve për kazinot. Raporti më i keq deri tani nga BE, gjyqsori ka shënuar rrënie të madhe, korrrupsioni ka kapur sferat e shoqërisë. Rrogat minimale janë mizore. Boll ishte. Maqedonia e Veriut këtë vit do të duhej të ishte vend më i mirë për të jetuar. Por sot ndodh e kundërta, Maqedonia e Veriut është një vend më i keq. Në Maqedoni është aktivizuar politika klienteliste. Sot e ngrisim zërin duke thënë se është boll” ka thënë Mexhiti mes tjerash.
“Lidhja Evropiane për Ndryshim lindi si mbrojtje për qytetarët që nuk i mbron askush. Ne jemi zëri i atyre që ndjeken nga ky pushtet” vazhdoi Mexhiti.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, për nënshkrimin e koalicionit tha “Kjo ditë është e shenjtë për neve dhe për këtë ne këtu jemi mbledhur për të zyrtarizuar një bashkëpunim me deklaratën e përbashkët, për një formë të bashkuar të shqiptarëve. Bashkëpunimi jonë është të arrijmë synimin e kahmotshëm të shqiptarëve, anëtarësimi i shqiptarëve në BE. Ky koalicion është alternativë për pushtetin e tanishëm duke dhënë propozime për reforma në të gjithë poret e shoqërisë. Kujdesi ynë për familjen shqiptare është pikë e marrëveshjes sonë të përbashkët. Familja është e shenjtë dhe për këtë të gjithë duhet ta dinë se do të jenë në luftë me neve kush do ta prek familjen shqiptare” tha mes tjerash Gashi.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami para të pranishmëve tha “Nuk ka si të jetë më ndryshe. Si në Vlorën tonë të dashur, edhe këtu nga Tetova kërkojmë që të bëjmë një Lidhje të fortë shqiptare. Jam tepër krenar dhe i lumtur se LEN do të sjell ndryshime për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Udhëheqësit shqiptar sot i largojnë të rinjtë nga vendlindja. Këtij kanceri duhet ti themi stop. Lidhja jonë është besë për ndryshime evropiane në vend” tha mes tjerash Kasami.
Kasami premtoi edhe heqjen e definicioneve ligjore që ai i quajti si ofenduese për shqiptarët në Maqedoni.
Kujtojmë se LEN do të merr pjesë në zgjedhjet kuvendare në maj të vitit 2024 si koalicion. Përndryshe, ky koalicion udhëheq me grup parlamentar prej gjashtë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe 3 komuna shqiptare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit