LAJMI I FUNDIT:

Lëkundet koalicioni

Lëkundet koalicioni

Ndonëse janë partnerë në qeverisje PDK-ja, AAK-ja e Nisma po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket Gjykatës Speciale. Përderisa lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kjo Gjykatë nuk mund të pengohet (ashtu siç ishte kërkuar muajin e kaluar), lideri i AAK-së (njëherësh kryeministër i vendit), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë Gjykatë.

Ndërkaq edhe Nisma për Kosovën tashmë ka thënë se nuk e mbështet Gjykatën Speciale, porse kërkon plotësim-ndryshimin e ligjit për të.


Me këtë rast, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se Gjykata Speciale është përplasja më e fuqishme që ka ndodhur deri më tash brenda koalicionit qeverisës, i cili ka marrë mandatin në shtator të vitit të kaluar, shkruan “Zëri”.

Madje sipas tyre, shkas për rrëzimin e Qeverisë aktuale mund të bëhet pikërisht Gjykata Speciale, sado që mund të ketë edhe shumë arsye të tjera për të ardhur deri te shpërbërja e këtij koalicioni.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës po insistojnë në rrëzimin e Qeverisë aktuale me arsyetimin se qeveria “Haradinaj” i ka sjellë vetëm dëme Republikës së Kosovës prejse ka nisur punën e saj.

I pyetur rreth qëndrimit të Veselit, i cili tha se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se nuk ka koment rreth kësaj. Megjithatë bëri të ditur se qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet kundër kësaj Gjykate.

“Unë kam lexuar letrën e Veselit që është kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së. Nuk kam ndonjë koment në këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës, atëherë kur ka qenë kemi votuar kundër. Sot po të vijë votojmë kundër, nesër kundër, e respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori