LAJMI I FUNDIT:

Lekaj viziton Aeroportin e Prishtinës dhe atë të Gjakovës

Lekaj viziton Aeroportin e Prishtinës dhe atë të Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe Aeroportin e Gjakovës.

Fillimisht ministri, do ta vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të ketë takim me drejtuesit e këtij aeroporti.


Kurse me pas ministri Lekaj do të vizitojë Aeroportin e Gjakovës dhe do të takojë bordin menaxhues të këtij aeroporti i cili nuk është ende funksional që nga dorëzimi i KFOR-it italian, tek autoritetet e Kosovës. /Telegrafi/