LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Të gjitha rrugët të kalueshme, ngasësit e automjeteve të kenë kujdes

Lekaj: Të gjitha rrugët të kalueshme, ngasësit e automjeteve të kenë kujdes

Pavarësisht motit me borë dhe temperatura të ulëta, rrugët magjistrale dhe autostradat në Kosovë janë të kalueshme.
Kështu tha në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai tha se të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes si dhe duhet të pajisen me pajisjet dimërore.


“Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk kemi pengesa”, ka thënë ministri Lekaj.

Ai po ashtu tregoi se në rrugën Kullë-Rozhajë ngasësit e automjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Vështirësi kemi pasur në magjistralen e Mitrovicës, por edhe atje rrugët janë më mirë. Në pjesën Kullë- Rozhajë vozitësit duhet të kenë kujdes”, tha ndër të tjera ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. /Telegrafi/