Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK-së në Kuvendin e Kosovës, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ka thane se nuk është “ i rastësishëm sulmi që po ndodh, në te njëjtën kohë kundër Ramush Haradinajt, nga Isa Mustafa dhe mediat serbe”.

Lekaj ka thënë se situata në vend është ma zi se ajo çka po transmetohet ne media. Ndërkaq, foli edhe për mundësinë e një “hallakame” në Kuvend.


“Situata në Kuvend është më e tensionuar sesa siç pasqyrohet në media”, ka thënë ai.

Sipas tij, për me e zgjidhë krizën institucionale, vendit i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Telegrafi/