LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Së shpejti do t’i gjelbërojmë brezat rrugorë me dru dekorativ

Lekaj: Së shpejti do t’i gjelbërojmë brezat rrugorë me dru dekorativ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për brezat rrugorë të gjelbëruar, të cilat nuk janë në gjendje të mirë.

Lekaj tha se së shpejti do ta paraqesim projektin për të gjelbëruar brezin e rrugëve me dru dekorativ.


Ai tha se ky projekt do të jetë në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sa i përket brezit rrugor, po mundohemi që të ketë gjelbërim me drunj dekorativ. Do të bisedojmë me Ministrinë  e Ambientit, se po e shikojmë që nuk janë në gjendje të mirë. E kemi një projekt, së shpejti do ta paraqesim për implementim”, ka thënë ai.

Ministri Lekaj, po ashtu foli edhe për fillimin e punimeve në rrugën Gjonaj të Hasit.

Ai tha se vetëm pritet nënshkrimi i kontratës për fillimin e  punimeve.

“Do të jetë në projekt vetëm ka mbetur nënshkrimi i kontratës që të filloj punën që e lidh Gjonaj Hasin me Gjakovën”, tha ndër të tjera ministri Pal Lekaj. /Telegrafi/