LAJMI I FUNDIT:

Lekaj ‘premton’ zgjedhjen e problemit me rrugën për banorët e Mramorit

Lekaj ‘premton’ zgjedhjen e problemit me rrugën për banorët e Mramorit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, ka folur për problemin e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës.
Ai tha se gjatë ditës së sotme personalisht do të merret me këtë çështje.

“Gjatë ditës do të merrem me këtë gjendje. Pa marr parasysh ne do t’i respektojmë kërkesat e tyre. Si ministri do të bëjmë më të mirën e mundshme për ta. Do ta shikoj në detaje sot”, ka thënë Lekaj.


Ndryshe, banorët e fshatit Mramor të Prishtinës të dielën kanë protestuar, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç kishin thënë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit. /Telegrafi/