LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Brenda 60 ditëve fillojnë punimet në Autostradën Kijevë-Zahaq

Lekaj: Brenda 60 ditëve fillojnë punimet në Autostradën Kijevë-Zahaq

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në prezantimin e Autostradës Kijevë-Zahaq, ka thënë se ky projekt do të kushtoj 238 milionë euro dhe se kohëzgjatja e punimeve do të jetë 36 muaj.

Lekaj se beson se në një afat 60 ditësh do të fillojnë punimet në këtë autostradë.


“Kjo që sot po e prezantojmë është një projekt në vlerë 238 milionë euro dhe kohëzgjatja zbatuese besojmë se do të jetë 36 muaj, por varet nga kompanitë që ofertojnë dhe nëse ka kapacitete ta kryejnë edhe për 24 muaj apo 12 muaj, sepse buxheti është i garantuar dhe në këtë drejtim nuk do të kemi probleme”, ka thënë ministri Lekaj, përcjell Telegrafi.

Ai në prezantimin e projektit, u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe tenderi do të shpallet në një afat dy ditorë.

“Ajo që e bënë dallimin me projektet tjera është sepse ne kemi leje të mjedisit, kemi projektin detaj, kemi elaboratin e shpronësimit dhe asnjë problem të mëtutjeshëm nuk e kemi dhe shpresoj se në një afat dy ditor të shpallet tenderi për ndërtim. Ne besojmë se në një afat 60 ditësh do të fillojmë me punët e kësaj autostrade”, u shpreh ministri Pal Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

Ekonomi
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori