LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon vitin e ardhshëm

Lekaj: Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim njohës një delegacion nga FMN, i kryesuar nga Jacques Miniane, shef i Misionit për Kosovë, me të cilin ka biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore, më saktë projektin e autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit -“Arbën Xhaferi”.

Ministri Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj autostrade, si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018.


Ai vlerësoi se janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmë është koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjes së obligimeve financiare ndaj kompanisë ndërtuese.

Ministri i njoftoi të pranishmit në këtë takim, se segmenti i dytë i kësaj autostrade do të përfundojë këtë vit.

Në anën tjetër, Minian e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër, si dhe u inkurajua nga puna që po e realizon si ministër i Infrastrukturës për përfundimin e projektit të autostradës “Arbën Xhaferi” gjatë vitit të ardhshëm.