LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohet procedura për bartësit e MKartës në aeroportet e Maqedonisë së Veriut

Lehtësohet procedura për bartësit e MKartës në aeroportet e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zyrtarisht prezantoi mundësinë që mbajtësit e MKartës të mund të përdorin fast-track në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit gjatë hyrjes në vend.

Reklama

Projekti MKarta u prezantua në maj të vitit 2021, si një mirënjohje dhe konfirmim për persona apo individë të dalluar nga vendi që jetojnë në diasporë, të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm, e me këtë edhe kanë promovuar Maqedoninë e Veriut jashtë vendit.

Duke prezantuar projektin, Osmani theksoi: “Projekti MKarta përfaqëson një rrjet të qytetarëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen me ekspertizën e tyre dhe angazhimin në mjedisin e ri ku jetojnë, gjë që i bën ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”. Kalimi i përshpejtuar i aeroporteve tona, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një njohje simbolike e punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë”.

Ai shtoi se në mesin e bartësve ka shkencëtarë, mjekë, biznesmenë, punonjës të kulturës etj., për të cilët kemi dëshirë dhe interes të jenë pjesë e proceseve tona zhvillimore dhe shoqërore në përgjithësi.

Tashmë në prezantimin e projektit MKarta u bë e ditur se në bashkëpunim me institucionet e tjera do të punohet në përcaktimin e përfitimeve simbolike, si hyrje pa pagesë në manifestimet kulturore, muzetë dhe galeritë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, por edhe nisja e sotme e kalimit të përshpejtuar në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Për regjistrimin e personave të tillë ngarkohen përfaqësitë diplomatike-konsullore të shtetit jashtë vendit, ndërsa përzgjedhja e bartësit të MKarta bëhet me procedurë strikte. Një mundësi të tillë deri më tani e kanë marrë 69 qytetarë tanë, pjesëtarë të diasporës.

Në trend Lajme

Më shumë
Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Lajme
Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Lajme
Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Lajme
Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Kronika e Zezë
Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Donjeta Zeqiraj
Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Lajme
Kalo në kategori