LAJMI I FUNDIT:

Lehonia: Kujdesu për veten!

Lehonia: Kujdesu për veten!

Lehonia është periudha gjatë së cilës trupi përpiqet të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme përgjatë një periudhe 40 ditore. Kjo është një periudhë tranzitore gjatë së cilës ndodhin shumë ndryshime fizike, hormonale dhe psikologjike.

Hemorragjia është një lëng prej gjaku, që rrjedh nga uterusi, krijuar nga plaga e ndarjes së placentës nga endometriumi. Përbëhet nga gjak, mbetje të deciduas, mukozë dhe qeliza të tjera të uterusit, epiteli i cerviksit dhe vagjinës.

Në fillim është hemorragjike, por më vonë bëhet mukoz e i lëngshëm derisa zhduket në fund të periudhës së lehonisë. Nga dita e 10-të ajo reduktohet ndjeshëm. Gjatë kësaj periudhe, mund të përdorni peceta të veçanta që ofrojnë mbrojtje nga rrjedhjet dhe aromat e këqija si dhe kujdes delikat për lëkurën.

Dieta e duhur në lehoni

Nëse planifikon të ushqesh me gji, duhet të nisësh një dietë të pasur me kalori dhe proteina. Përndryshe mund të kthehesh në zakonet e të ngrënit para shtatzënisë. Përpjekjet për humbjen e peshës së shtatzënisë (gjithmonë me dietë të balancuar dhe kurrë me dieta të rënda) duhet të nisin idealisht pas menstruacioneve të para pas lindjes.

Arsyeja është se pas menstruacioneve të para, mbajtja e lëngjeve, i cili ishte për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë dhe lindjes, do të bjerë dhe vetëm atëherë mund të keni një ikonë të qartë të peshës suaj dhe ta krahasoni me atë që konsideroni ideale për trupin tuaj. Në të njëjtën kohë, këshillohet të vazhdoni të merrni suplemente hekuri për 3 muaj pas lindjes.

Kujdesu për veten!

Pas nëntë muajsh shtatzënie, trupi juaj ka nevojë për kohë të mjaftueshme të marrë veten. Prioriteti yt kryesor gjatë kësaj periudhe është të kujdesesh për beben, por edhe për veten tënde, përmes një diete të shëndetshme e të balancuar, pushimi dhe qetësie për të rifituar gradualisht ritmin tënd.

Mbani mend që trupi yt po merr veten nga një tejmundim gjatë lindjes së fëmijës dhe të duhet të dëgjosh nevojat e tij dhe jo të nxitosh të kthehesh sa më shpejt në normalitet, gjithmonë me miratimin e mjekut tënd.

Mos harro që të ushtruarit kontribuon në sekretimin e endorfinave, të ashtuquajturit hormonit të gëzimit, kështu përveç shëndetit fizik ato do të ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj.

Gjithashtu mos harro të vizitoni seksionin me programet e veçanta të fitnesit për nënat e reja, të cilat ju mund t’i ndiqni pa pagesë nga shtëpia! /Telegrafi/