Tullat e ndërthurura të bëra nga regolit mund të jenë një mënyrë për të krijuar struktura ndërtimi në Hënë. Kompania daneze e lodrave, Lego kontribuoi në zgjidhjen e këtij problemi.
Në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ajo bëri një kub nga pluhuri i meteorit dhe materiale të tjera. Në të ardhmen, ai mund të përdoret për të ndërtuar infrastrukturën në Hënë dhe më gjerë.
Shkencëtarët nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) bashkëpunuan me Lego për të printuar kube 3D të ngjeshur nga pluhuri hapësinor. Ky material, si dhe mënyra se si blloqet Lego përshtaten së bashku, një ditë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit se si të ndërtohen gjëra në Hënë – si strehimore për astronautët.
“Askush nuk ka ndërtuar ndonjëherë një strukturë në Hënë, kështu që ne duhet të kuptojmë jo vetëm se si t’i ndërtojmë ato, por nga çfarë t’i ndërtojmë”, tha Aiden Cowley, shkencëtar i ESA. Ai shton se njerëzit nuk mund të marrin asnjë material ndërtimor me vete në hapësirë.
I vetmi material hënor i paprekur që kemi në Tokë është 382 kilogramë shkëmbinj dhe regolit të mbledhur nga astronautët e Apollo-s dhe disa grushta materiali nga misionet robotike që kthyen mostrat.
Kështu që ekipet përdorën materiale nga meteori 4.5 miliardë-vjeçar NWA 869, i cili u gjet në Afrikën veriperëndimore në vitin 2000. Ai përmban kokrra metalike, kondra (kokrra të rrumbullakëta shkëmbi) dhe elementë të tjerë. Shkencëtarët bluan gjithçka në pluhur dhe e përzien me regolit të simuluar.
Ekipi më pas përdori materialin për të bërë tulla Lego të printuara 3D. Duke vepruar kështu, ata dhanë një provë të konceptit që kube të ndërlidhura mund të bëheshin nga regolit hënor dhe të përdoreshin për të ndërtuar bazat hënore.
Sipas kompanisë Lego, blloqet e meteorit përshtaten së bashku si blloqe klasike. Nga tani deri në shtator, të interesuarit mund t’i shohin ato të ekspozuara në dyqane të markave të zgjedhura në mbarë botën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?