LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Manchester United ndërtoi një perandori biznesi prej 120 milionë eurosh, ai ka aksione në 56 kompani

Legjenda e Manchester United ndërtoi një perandori biznesi prej 120 milionë eurosh, ai ka aksione në 56 kompani

Ish-futbollisti i Manchester United, Garry Neville, ka fituar para të mëdha edhe jashtë botës së sportit, kjo falë lëvizjeve të zgjuara në biznes.

Ai  u shfaq në emisionin “Dragon’s Den” si një nga investitorët e ftuar, ku disa biznesmenë kanë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre të ndryshme të biznesit.


Përveç punës si analist futbolli, Gary, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2011, ka ndërtuar një perandori të madhe biznesi me vlerë 120 milionë euro, sipas raporteve të Companies House.

Gary renditet si drejtor i 56 kompanive, ku ai ka investime në media, hotele, bare, restorante dhe arsim, por biznesi i tij më mbresëlënës ka qenë në prona.

Futbollisti anglez fillimisht u mor me zhvillimin e pronave në të njëzetat e tij të hershme, dhe tani ka një zinxhir hotelesh dhe shtëpish në qytet, si dhe projekte zhvillimi.

Ndër projektet më të spikatura janë “Stock Exchange Hotel” dhe “Hotel Football”, të cilat kapin vlerën e 35 milionë eurove – gati një e treta e vlerës neto të korporatës së tij.

Neville zotëron 40 për qind të aksioneve në hotelin Stock Exchange, që gjendet afër Piccadilly Gardens, në Mançester, ku së bashku me ish-shokun e skuadrës Ryan Giggs janë bashkëpronar të hotelit luksoz.

Kjo është vetëm një pjesë e projekteve të tij të biznesit, sepse është e vështirë t’i renditësh dhe duket qartë se ish-kapiteni i Djajve të Kuq ka padyshim një prirje të veçantë për biznesin.

Synimi i ish futbollistit është që të arrijë kapital në vlerë 500 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori