Reperët e shumë pëlqyer Ledri Vula dhe Noizy shumë shpejt pritet të sjellin një bashkëpunim.

Këtë e kanë konfirmuar burimet e Prive, ndërsa dyshja kohëve të fundit janë shfaqur shumë shpesh bashkë në rrjetet sociale.


Vite më parë, një miqësi e tillë mes tyre nuk ekzistonte, kjo për shkak të armiqësisë që kishin krijuar gjatë kohë sa Ledri ishte pjesë e "Babastars".

Megjithatë, dyshja kanë lënë gjithçka prapa krahëve, duke mbledhur forcat për një bashkëpunim që me gjasë do të zgjojë shumë pluhur në estradë.

Mbetet të shihet se sa e veçantë do të jetë kënga, që do të bëjë bashkë reperët e shumë pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/