Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, këngëtarja Ledina Çelo dha edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

Ajo theksoi se detajet e vogla bëjnë diferencën në jetë, duke zbuluar se gjatë pandemisë nuk është zënë në asnjë moment me bashkëshortin.


“Sa e tmerrshme është kur njeriu mërzitet me budallallëqe. Sa e rëndësishme është që të kënaqesh me një telefonatë me miqtë e tu, me një njeri që e do shumë, me vëllezërit, me miqtë, me shoqen e fëmijërisë, me familjen”.

ledina4 1 (Foto: Instagram/ledinacelo)

“Por edhe me bashkëshortin që zihesh kot, ndonjëherë për gjëra koti fare”.

“Gjatë pandemisë nuk jemi zënë fare, përkundrazi, pati një ndjesi tjetër”, është shprehur këngëtarja.

ledina4 2 (Foto: Instagram/ledinacelo)

ledina4 4 (Foto: Instagram/ledinacelo)