Leci: Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nëse ka shkelje të të drejtave gjatë COVID-19 do të merren masa
![Leci: Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nëse ka shkelje të të drejtave gjatë COVID-19 do të merren masa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/05/1-6-780x439.jpg)
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për gjendjen e punëtorëve në kohën e pandemisë së COVID-19, për aksidentet në vendin e punës si dhe për punëtorët të cilët punojnë pa kontrata pune.
Gjithashtu në emision është diskutuar për inspektimet e këtij institucioni në teren si dhe rolin e bashkëpunimit më mekanizmat e tjerë.
Në ditën e punëtorëve (1 maj) Leci ka thënë se si institucion nuk janë të kënaqur me gjendjen në të cilën gjenden tani punëtorët dhe punëdhënësit.
“Fillimisht dua të them se as ne si institucion nuk jemi të kënaqur me gjendjen në të cilën gjenden edhe punëtorët tani edhe punëdhënësit sepse edhe këtë vit kemi raste të aksidenteve, në vend të punës. Edhe përkundër faktit që ne në vitin 2019 e kemi arritur një rezultat mjaft të lartë, sepse kemi pasur zbritje të aksidenteve në vendin e punës që kanë përfunduar me fatalitet, me 50 për qind, dhe kjo natyrisht në aspektin kuantitativ është mjaft numër i lartë. Mirëpo ne nuk jemi të kënaqur sepse edhe nëse një i punësuar i vetëm e humb jetën në vend të punës natyrisht nuk kemi se si të jemi të kënaqur”, pohoi ai.
Po ashtu, Leci tha se nuk janë të kënaqur as me aspektin e marrëdhënies së punës, megjithatë ai shtoi se situata në Kosovë në kuptim të së drejtave të punëtorëve është shpresëdhënëse, inkurajuese.
“Po them shpresëdhënëse sepse kemi 50 për qind më pak aksidente në vend të punës që përfundojnë me fatalitet. Gjithashtu, kemi një numër të lartë të punëtorëve të cilëve iu është formalizu marrëdhënia e punës, qoftë përmes Inspektoratit të Punës, qoftë përmes politikave të cilat i ka bërë tani Qeveria përmes Pakos Emergjente”, deklaroi ai.
Gjatë intervistës në emision, ai tha se kanë pranuar lloj-lloj ankesash si dhe numër të madh të parashtresave si probleme këto që kanë rezultuar pas gjendjes me pandeminë COVID-19.
“Ndoshta shumica nga to nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Inspektoratit të Punës, por vetëm i kemi bartur të institucionet tjera. Inspektorati i Punës e bën mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, dhe nuk krijon politika sociale. Sa i përket punëtorëve të cilët kanë punuar pa kontra pune Inspektorati ka bërë gjithmonë inspektime, për pjesën e formalitetit të punës. Gjatë vitit të kaluar ne kemi bërë legalizimin e 1 mijë e 800 të punësuarve, është një numër i lartë. Mirëpo, Qeveria tani përmes masave do të na ndihmojë shumë si Inspektorat të Punës”, deklaroi ai.
Leci pohoi se në muajin e parë të pandemisë së coronavirusit në Kosovë, nuk kanë shqiptuar ndonjë gjobë, dhe se kanë qenë të fokusuar vetëm në sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtoreve.
“Pasi ka kaluar 1 muaj, dhe kanë filluar efektet e pandemisë, ne kemi pranuar edhe ankesa dhe fakte që lidhen me marrëdhënien e punës, duke përfshirë edhe pagat edhe largimet edhe pushimet e dhunshme, ndërsa tani kemi filluar të shqyrtojmë këto ankesa. Dhe kur hasim shkelje të cilat nuk kanë bazë ligjore, Inspektorati do të merr të gjitha masat”, deklaroi ai.
Leci në fund theksoi se pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, ata do të bëjnë gjithçka të mundur në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit.
Në këtë emision kanë folur edhe edhe Kushtrim Shaipi- Analist i politikave sociale si dhe Milaim Morina, Përfaqësues i koalicionit për drejtësi sociale dhe të drejtat socio ekonomike.
Emisioni është realizuar nga IKS në kuadër të projektit “Dialogu Social për Drejtësi Sociale” që implementohet në nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Konference-Hekuran-Murati-foto-Ridvan-Slivova-6-e1722931855607-780x439.jpg)
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
![Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_6-4-780x439.jpg)
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
![Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/llumnica-e1736537627403-780x439.jpg)
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
![Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/maxresdefault-780x439.jpg)
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
![Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Image-2025-01-09-at-14.10.02_520f898c-780x439.jpg)
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/0-4-780x439.png)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/elon-musk-780x439.png)
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
![Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-45-780x439.jpg)
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
![Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-48-780x439.jpg)
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
![Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-47-780x439.jpg)
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
![FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/fsk-veriu-ks-780x439.jpg)
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
![Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_40-5-780x439.png)
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025