Alban Skëndëraj e ka mbyllur këtë sezon veror me një tjetër hit muzikor. “Lea” titullohet projekti më i ri i artistit të talentuar, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, kjo këngë është renditur në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, edhe pse është një ndër hyrjet e reja të javës.
Kjo këngë e shumëpërfolur është prodhuar nga vetë artisti dhe Lorenc Aliaj, me të cilin Albani bashkëpunon zakonisht për këngët e tij, ndërsa teksti mban vulën po të vetë këngëtarit.

Po pse e duam kaq shumë “Lea”?
Si në shumë projekte të tjera muzikore, Albani përçon mesazhe të rëndësishme me këngët e tij, kështu ka bërë edhe me prodhimin e fundit. Kënga flet për Lean, një vajzë e cila për shkak të një dashurie të dështuar, ajo humbet vitin shkollor. E gjendur në mes të kësaj situate, Lea nuk gjen asnjë mbështetje nga miqtë apo familjarët e saj. Lea tregohet e vendosur të harrojë këtë histori dhe të kërcejë apo të këndojë për të harruar gjithçka duke vepruar sikur nuk kishte anjë problem dhe se për atë djalë nuk vlen asnjë lot.
Ajo është kthyer vetëvetja, duke lënë pas atë histori të hidhur. Asaj nuk i intereson më aspak se çfarë flasin për të por dëshiron të jetojë jetën me rregullat e saj të reja.
Kjo këngë ëshë shoqëruar me një videoklip mjaft interesant, prodhuar nga “Imagine Films”, ku Lea, e interpretuar nga Rinesa Qeriqi, shfaqet me një “look” mjaft interesant. Lea vendos të presë flokët dhe të shijojë jetën dhe në fund të klipit, ajo shihet në një klub nate, duke kërcyer me një vajzë, të cilën përfundon duke e puthur në buzë.
Ndërkohë që ka marrë komente mjaft pozitive, ky projekt muzikor i Albanit është përballur edhe me shumë kritika. Shumë fansa të Albanit shprehen se janë zhgënjyer nga mesazhi që përcjell kjo këngë në momentin që Lea puth një vajzë. Ka patur edhe nga ata komentues ku shprehen se Lea duhet të mësonte pak më shumë dhe të mos merrej me vagabondin. Nga ana tjetër, shumë fansa kanë hedhur poshtë këto komente, duke u shprehur se mesazhi i Albanit në këtë këngë është që t’i përballojmë sfidat e jetës me një buzëqeshje, të mos dorëzohemi pasi asnjë mashkull nuk ka fuqi të shkatërrojë jetën e një femre.
Puthjen e dy femrave në fund nuk duhet ta trajtojmë në mënyrë seksiste, por feministe. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Melinda Ademi prek zemrat e fansave me këngën e re “Dedikim” për nënën e saj të ndjerë

Laerti lë shtëpinë për të interpretuar një poezi prekëse për nënën, ajo e befason në studio

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja