LAJMI I FUNDIT:

Le t’u jetë si dënim argëtues: Kështu kurrë nuk do t’ju brejë ndërgjegjja për shkak të edukimit

Le t’u jetë si dënim argëtues: Kështu kurrë nuk do t’ju brejë ndërgjegjja për shkak të edukimit

Prindërit shpesh i bren ndërgjegjja kur dënojnë fëmijët. Shikoni si duhet t’i dënoni, madje ai bëhet edhe argëtues

Bëni çmos që të mos përfshiheni në atë model brejtjeje ndërgjegjeje, sepse ka mënyra që një fëmijë të vuajë një dënim dhe madje t’i jetë edhe pak argëtues, në mënyrë që ai të kuptojë se e gjeti veten në atë situatë sepse ishte i pabindur.


Këto janë këshillat më të mira që kanë të bëjnë me këtë temë nga portali “Love to Know”, përcjell Telegrafi.

1. Detyrojeni fëmijën që të ndihmojë në shtëpi

Ndryshoni fjalëkalimin tuaj të WiFi-së çdo mëngjes, pastaj shkruani një listë të punëve që fëmija duhet të bëjë për ta zhbllokuar, dhe pastaj fëmija ka të drejtë për lojëra. Për shembull, shkruani në letër: rregulloje krevatin, palosi rrobat, hidhni mbeturinat ose pastroni gjethet në oborr.

Kur fëmija të përfundojë, ai do të marrë fjalëkalimin për WiFi-në. Nuk ka gjëra që do t’i motivojnë ata aq sa mundësia për t’u ulur pranë kompjuterit pasi të ketë bërë punë të vogla në shtëpi.

2. Lërini ata të dalin vetë nga “burgu”

Kur një fëmijë është i pabindur ose thyen rregullat, ju duhet ta ndëshkoni atë në një farë mënyre. Megjithatë, ai vendim i prindërve bie shpejt në ujë kur e shohin fëmijën duke qarë në mbrëmje dhe duhen dy javë për të duruar ndalimin e daljes ose lojërave ose të telefonit celular.

Çfarë duhet të bëjë një nënë e mençur në vend që të heqë dorë nga masa edukative?

Krijoni një dosje “dil nga burgu”: bëni karta në të cilat do të shkruani detyrat dhe numrin e pikëve që ato mbartin, kështu që kur doni ta ndëshkoni fëmijën, tregojini atij se ai është në ndëshkim derisa të lirohet nga burgu.

Kështu, fëmija mund të shpëtohet nëse mbledh pikë të mjaftueshme. Për shembull, nëse dënimi është “i rëndë” 300 pikë, lërini fëmijës të zgjedhë midis: larjes së enëve çdo ditë (45 pikë), pluhurosjes së të gjithë shtëpisë (100 pikë), grumbullimit të rrobave në dollapët (75 pikë), grumbullimit lodra, libra (75 pikë) dhe të ngjashme.

/Telegrafi/