LAJMI I FUNDIT:

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje: Ia uron fitoren Macronit, kritikon votuesit për “vazhdimësi”

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje: Ia uron fitoren Macronit, kritikon votuesit për “vazhdimësi”

Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale duke ia uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron. Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.


Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nxjerrë fitues, Emmanuel Macron.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numrin e pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Raundi i balotazhit vjen pas një fushate negative dhe pas sulmit kibernetik më 5 maj, ndaj fushatës së Macron.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 17:00, kanë votuar 65.3 për qind, që është shifër më e vogël, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, ku 71.9 për qind e votuesve i ishin drejtuar kutive të votimit.

Macron, kandidat i qendrës, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai në këto zgjedhje ka garuar me një platformë pro-evropiane, ndërkaq, nacionalistja anti-migrantëve, Marine Le Pen dëshiron që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian dhe të braktisë monedhën euro.

Macron ka votuar në qytetin Le Tourquet në veri të Francës, ku u shoqërua nga gruaja e tij, Brigitte.

Le Pen, e cila dëshiron që të ndjekë hapat e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku, ka votuar në Henin-Beaumont, një qytet i vogël verior që kontrollohet nga partia që ajo udhëheq, Fronti Kombëtar.

Në këto zgjedhje, kanë pasur të drejtë vote 48 milionë banorë të Francës. Ata kanë mundur të votojnë në 66 mijë qendra të votimit.

Rreth 50 mijë zyrtarë policorë janë përkujdesur për sigurinë e qytetarëve të Francës, në ditën e zgjedhjeve. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori