LAJMI I FUNDIT:

LDK, VV e AAK nuk kanë paguar asnjë cent për gjoba

LDK, VV e AAK nuk kanë paguar asnjë cent për gjoba

Subjektet politike nuk po shprehin sa duhet interesim për të paguar gjobat që u janë shqiptuar për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Nga 219 mijë e 450 euro gjoba sa janë shqiptuar ndaj tyre nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, subjektet politike kanë paguar vetëm 54 mijë euro.


Kështu ka thënë për arbresh.info kryesuesi i sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.

Subjektet politike të cilat janë gjobitur dhe nuk kanë paguar ende asnjë cent janë: Lidhja Demokratike e Kosovës me gjobë në vlerë prej 70 mijë e 750 euro, Lëvizja Vetëvendosje me gjobë prej 23 mijë e 100 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me gjobë prej 14 mijë e 700 euro dhe disa parti të tjera të vogla e nga minoritetet.

Sipas Deskut  subjektet politike të cilat kanë paguar një pjesë të gjobës janë PDK-ja, AKR-ja, dhe KDTP-ja

Ndërkaq, subjektet politike që kanë paguar në tërësi gjobat janë Lista Serbe, PDAK dhe PLE.

Vlera e përgjithshme e gjobave siç bënë të ditur Desku është 219 mijë e 450 euro.

Sipas tij, pasi që PZAP-ja, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike këto të fundit kanë paraqitur disa ankesa në Gjykatën Supreme por se kjo e fundit ka vërtetuar vendimet e PZAP-it.

“Për gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike janë paraqitur disa ankesa ne Gjykatën Supreme , por te gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te PZAP-it ne këtë Gjykate lidhur me gjobat e shqiptuara janë refuzuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, respektivisht janë vërtetuar vendimet e PZAP-i”, ka thënë ai.

Zgjedhjet Lokale janë mbajtur më 22 tetor, ndërsa për komunat që kanë shkuar në balotazh zgjedhjet do të mbahen më 19 nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori