LAJMI I FUNDIT:

​LDK: Politika e jashtme pasive, në MPJD shkelja e ligjit është bërë normë

​LDK: Politika e jashtme pasive, në MPJD shkelja e ligjit është bërë normë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar një sërë kritikash në drejtim të ekzekutivit në lidhje me shërbimin e jashtëm.

Nënkryetarja e partisë, Shqipe Mjekiqi – Sadiku, deklaroi në një konferencë për media se shkelja e rregullave ligjore është bërë normë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ndërsa akuzoi për pasivitet të njëjtën ministri karshi fushatës të Serbisë kundër Kosovës.


“Kemi thirrur këtë konferencë për shtyp për të shprehur shqetësimet tona lidhur me shkarkimet dhe emërimet e paligjshme për pjesëtarë të shërbimit diplomatik nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe disa zhvillime tjera në kuadër të kompetencave të kësaj Ministrie të cilat janë rezultat i një politike të jashtme shumë pasive karshi fushatës aktive të Serbisë për çnjohje dhe mos-anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në emër të reformave në shërbimin e jashtëm, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka zgjedhur të veprojë krye në vete e në kundërshtim me ligjin, në shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të shërbimit të jashtëm. I tillë është rasti me shpalljen e konkursit të datës 1 korrik 2022 për rekrutimin e 32 zyrtarëve në misionet diplomatike, të cilin konkurs Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) para tre ditëve e ka shpallur të jashtëligjshëm dhe ka kërkuar nga MPJD që të njëjtin ta anulojë”, tha ajo.

Nënkryetarja e LDK-së tha më tej se në mënyrën si e ka shpallur këtë konkurs, MPJD ka bërë shkelje të Ligjit për Zyrtarë Publikë që përcakton detyrat dhe kompetencat në raport me nëpunësit profesionalë të shërbimit të jashtëm si nëpunës civilë me status të veçantë.

“Më saktësisht, Ministria ka shkelur Nenin 38 që përcakton lëvizjet e stafit brenda kategorisë, dhe Nenin 17 duke mos-publikuar konkursin në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBJ).

Shkelja e disa rregullave ligjore e anashkalimi i të tjerave fatkeqësisht po bëhet normë nga ana e Ministrisë, e kjo nuk kalon pa pasoja. Rregullorja Nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës është në disharmoni me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Me këtë rregullore, Ministria ka bërë shkelje flagrante duke shuar në mënyrë arbitrare Drejtorinë e Përgjithshme dhe duke i kaluar detyrat dhe përgjegjësitë nga Drejtori i Përgjithshëm tek Sekretari i Përgjithshëm”, tha ajo.

Mjekiqi më tej theksoi se sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, Drejtoria e Përgjithshme ‘bashkërendon komunikimin e përhershëm të Ministrisë me misionet e shërbimit të jashtëm, është përgjegjëse për hartimin dhe realizimin e synimeve në veprimtarinë̈ e shërbimit me jashtë, si dhe udhëheqë Zyrat përkatëse brenda Ministrisë’.

Sipas saj, me shuarjen arbitrare të Drejtorisë së Përgjithshme, Ministria ka cenuar rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm dhe kjo bashkë me faktin që disa Ambasada ende mbeten pa Ambasadorë e pa staf edhe 1.5 vjet pas marrjes së mandatit qeveritar, tregon ‘seriozitetin’ e Qeverisë karshi politikës së jashtme.

Ndërkaq, veprimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në raport me shërbimin e jashtëm përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe implikime financiare.

“Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 2 shtator 2022, që i jep të drejtën diplomatit të tërhequr në mënyrë të jashtëligjshme nga Ministrja Gërvalla, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 20.000 euro. Muaj më parë, Ministria u detyrua të paguajë 13,000 euro të tjerë duke zgjedhur të mos publikojë shpenzimet e një diplomati tjetër. E përgjegjësia për këto veprime nuk mund të jetë kolektive.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në favor të reformave e jo regresit në shërbimin e jashtëm. Konsiderojmë se kjo reformë duhet të bëhet konform ligjeve, si dhe duke ndjekur një strategji të mirëfilltë pasi të jetë bërë një analizë e thellë e transparente e gjendjes në shërbimin e jashtëm. Me veprimet e saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës jo vetëm që nuk përfill ligjin por, nuk përfill as Planin e Qeverisë së vet”, tha ajo.

Nënkryetarja e LDK-së, tha se sot kur institucionet e Qeverisë së Kosovës do të duhej punuar pa ndalur në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj, regresi në politikën e jashtme i bën favor Serbisë në fushatën e saj të riaktivizuar të propagandës për çnjohje dhe mos- anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Pra, veprimet e paligjshme në shërbimin e jashtëm pengojnë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Derisa Serbia lobon aktivisht në vendet afrikane për çnjohje dhe mos-anëtarësim, Ambasada jonë e vetme në Kontinentin Afrikan (Senegal) mbetet pa Ambasador.

Sot, Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të ishte më aktive se kurrë. Por, edhe pas 1.5 vjetëve të mandatit qeveritar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.”, tha Mjekiqi, duke i bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që sa më parë të deklarohet dhe të japë përgjegjësi për veprimet që kanë rënduar shërbimin e jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori