LAJMI I FUNDIT:

LDK përmbyll fushatën e bindur në fitore në shumicën e komunave

LDK përmbyll fushatën e bindur në fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën në Prishtinë e bindur se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të arrijë fitore në Prishtinë dhe në shumicën e komunave tjera në Kosovë.

Me rastin e përmbylljes së fushatës së kësaj partie në kryeqytet janë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e kësaj partie, për të cilët u tha se janë njerëz që gëzojnë besimin e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.


Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se është privilegj që i jep LDK-ja që në emër të saj t’iu drejtohet qytetarëve të Prishtinës, apo Dardanisë antike siç e quante presidenti historik Ibrahim Rugova.

“LDK do të fitojë Prishtinën. Qytetarët e Prishtinës kanë vendosur të jem kryetar i Prishtinës, ashtu sikur kanë vendosur edhe komunat tjera të Kosovës të përfaqësohen nga këta kandidatë të mrekullueshme të LDK-së. Këto ditë secili prej nesh kemi komunikuar për projektin e LDK-së. Ne jemi pasuesit e vetëm të këtij projekti. Vetëm LDK ka programin dhe njerëzit me duar të pastra për të qeverisur komunat e Kosovës. Njerëzit tanë janë të përgjegjshëm para qytetarëve”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shprehur besimin se LDK-ja do të kthejë qeverisjen edhe në ato komuna në të cilat nuk ka qenë në pushtet, ndërsa shprehur besimin se LDK do të kthejë fuqishëm Prishtinën dhe shumicën e komunave dhe do të dalë partia e parë në Kosovë.

“LDK garanton që kryetarët nga radhët e saj në fokus të kenë qytetarët. Kemi projekte konkrete përtej akuzave dhe kundërakuzave, përtej kalkulimeve populiste dhe dogmave ideologjike. Qasja jonë politike nënkupton që qytetari do të jetë prioriteti ynë i parë dhe i vetëm. Do të zbatojmë një politikë që përkrah të rinjtë përmes fondeve të veçanta, politikë që përkrah fermerët, që krijon terren sportive dhe rekrative për të rinjtë tanë, që përkrah bizneset që siguron arsim e shëndetësi cilësore, që kujdeset për sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Abrashi.

Kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës tha se vetëm LDK-ja është garantuese e ideve perëndimore të Kosovës dhe i bëri thirrje elektoratit që më 22 tetor të dalin masivisht, në mënyrë që kjo parti të shënojë fitore të bindshme në të gjitha komunat.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash janë personat më të duhur për të udhëhequr në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare

“Jemi mbledhur për të paralajmëruar fitoren e madhe të LDK-së më 22 tetor të këtij viti. Fitorja është e jona, sepse askush s’mund të na e merr, sepse fitoren e meriton LDK-ja, entuziazmi që e kanë krijuar njerëzit tanë të mrekullueshme anekënd Kosovës janë treguesi më i mirë i fitores së LDK-së. Fitorja e LDK-së në Prishtinë, Prizren dhe të gjithë komunat e Kosovës e lidh nyje LDK-në dhe siguron trajektoren e rrugëtimit të Kosovës dhe rrugës evropiane. Vetëm në këtë rrugë do të integrohemi në Evropë. LDK e ndal këtë qeverisje, zhvatjen, arrogancën, paranoizmin e rivalëve tanë politikë. LDK do të fitojë në këto zgjedhje, sepse qytetarët e Kosovës janë të bindur për qeverisje të pastër, demokratike dhe të suksesshme”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se rivalët e LDK-së e kanë keqpërdorur këtë parti për të udhëhequr Kosovën.

“LDK nuk ka bashkëjetuar dhe nuk do të bashkëjetojë me krimin dhe korrupsionin, prandaj rivalët tanë e kanë të vështirë të punojnë me ne, sepse nuk mund të durojnë vullnetin e LDK-së për të punuar drejt dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Duke qenë e tillë, e tillë dhe e vendosur, LDK sot u del përpara qytetarëve të Kosovës për të kërkuar prej tyre mbështetje për të ndërtuar dhe për të përcaktuar kursin e drejtë të Kosovës, kursin e zhvillimit dhe të demokracisë. Kosova do të shpërthejë stagnimin e saj vetëm e udhëhequr me LDK-në”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se qytetarët e dëshpëruar nga akterët e skenës politike të Kosovës se adresë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre e kanë LDK-në, si parti e besueshme dhe ka bërë thirrje që më 22 tetor të votohen kandidatët e kësaj partie.

“Mjegulla që ka kapluar të sotmen e Kosovës të hiqet sa më shpejt dhe Republika jonë të rifitojë të ardhmen që e meritojnë qytetarët e Kosovës, sepse ata nuk kanë kontribuar deri në sakrificën e tyre sublimime, që Qeveria e Kosovës të varet nga vullneti i Serbisë dhe jo përmes gazit lotsjellës, përmes koktejit të mollotovit dhe jo duke organizuar atentate dhe duke sulmuar zyrtarët qeveritarë dhe duke tmerruar fëmijët dhe mbesat tona”, ka thënë Mustafa.

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori