LAJMI I FUNDIT:

LDK në Deçan kundër vendimit të Hotit, kërkojnë vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë

LDK në Deçan kundër vendimit të Hotit, kërkojnë vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë

Punimet në rrugën Deçan-Plavë, janë duke vazhduar, përkundër që kryeministri Avdullah Hoti, ka kërkuar pezullimin e tyre. Madje, kundër këtij vendimi, është edhe dega e LDK-së në këtë komunë, që thotë se manastiri nuk duhet të jetë pengesë për këtë.

Përkundër që niveli qendror ka vendosur që punimet të pezullohen në rrugën Deçan-Plavë, kështu nuk po vepron niveli lokal.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj nuk i ka ndalur punimet në rrugën Deçan-Plavë, pavarësisht kërkesës që ka bërë kryeministri Hoti.


I pari i Deçanit ka thënë se punimet po vazhdojnë dhe se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë kontakt me Qeverinë lidhur me këtë rrugë.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Punimet duhet të vazhdojnë. Interesi nuk është të dëmtohet rruga por e kundërta, t’i shtohet vlera me këtë rrugë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bashkim Ramosaj.

Pro ndërtimit të kësaj rruge, është edhe partia e Avdullah Hotit, dega në Deçan.

Albert Kurtulaj, zëdhënës i LDK-së për këtë komunë, ka thënë se Manastiri nuk duhet të dal pengesë për këtë.

“LDK dega në Deçan e ka bindjen e plotë dhe sigurinë se asfaltimi i kësaj rruge do të ndodh. Asfaltimi i rrugës Deçan-Plavë duhet të ndodh në koordinim mes komunës dhe institucioneve qendrore, gjegjësisht Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Albert Kurtulaj, përcjell Telegrafi.

Banorët, këtë rrugë vazhdojnë ta shohin si arterie jetike për zhvillimin e kësaj pjese.

“Këta kanë pretendime politike pasi rruga nuk ka të bëjë fare me zonën e mbrojtur. Ata synojnë që të uzurpojnë tërë këtë sipërfaqe ashtu siç kanë vepruar me pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, ka deklaruar Adem Lushaj.

Edhe gjatë të martës, ishte këshilltari për media i zyrës së Kryeministrit, Xhavit Beqiri, që tha se vendimi nuk ka ndryshuar.

“Kryetari i Komunës së Deçanit, duhet ta di vendimin e kryeministrit Hoti. Këtij vendimi nuk i hiqet asnjë presje. Ne qëndrojmë prapa njoftimit që kemi lëshuar”, tha ai. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori