Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se këto ditë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pranuar një kërkesë nga drejtori i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, për nominimin e një anëtari të KQZ-së nga radhët e LDK-së, edhe pse sipas kësaj partie në të kaluarën kërkesat e tilla për grupet parlamentare gjithnjë janë drejtuar nga vet Presidenti i vendit konform Kushtetutës dhe legjislacionit përkatës.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se presidenti Thaçi, përkundër afatit ligjor për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, sipas të cilit, jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend, që ishin certifikuar më 8 korrik 2017, ende nuk ka emëruar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me çka ka bllokuar një institucion të pavarur dhe të përhershëm kushtetues.
“Me qëllim të zvarritjes akoma më shumë të këtij procesi, dhe me dëshirën për të ruajtur përbërjen aktuale të KQZ-së, e cila është në favor të koalicionit aktual qeverisës, presidenti Thaçi, çështjen e ndarjes së vendeve në KQZ e ka referuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, e që, siç është parë edhe nga vendimi i Gjykatës, sipas të cilit është refuzuar kërkesa e tij, një kërkesë e tillë ka qenë fare e paarsyeshme dhe e panevojshme”, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Sipas LDK-së, duke e prolonguar këtë proces për gati një vit e gjysmë, si rrjedhojë, duke e defunksionalizuar tërësisht KQZ-në, presidenti ka vepruar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit dhe përgjegjësitë e tij të përcaktuara në këtë akt, sipas të cilave, presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me kushtetutë.
“Sido që të jetë, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se, çështjen e ndarjes së vendeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ka rregulluar qartësisht Kushtetuta e vendit dhe kjo çështje në asnjë rast nuk mund të trajtohet si çështje e vullnetit të dikujt për përcaktimin e numrit dhe vendeve të subjekteve politike në KQZ, madje as e presidentit. Andaj, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, konform dispozitave përkatëse kushtetuese e ligjore dhe në frymën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese rreth grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës (Rasti Nr. KOU9/14), Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të ndahen në mes të tri subjekteve politike të cilat si të tilla kanë dalë nga zgjedhjet: koalicioni PAN, partia Vetëvendosje dhe koalicioni të cilin e përfaqëson LDK”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kjo parti thekson se i takojnë dy anëtarë të KQZ-së emrat e të cilëve shumë shpejtë do t’i dërgohen presidentit për emërimin përfundimtar të tyre.
“Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e vendosur që të mos lejojë cenimin e përfaqësimit të saj në një institucion me rëndësi siç është KQZ dhe do të mbrojë të drejtën e saj të përfaqësimit në këtë institucion përmes të gjitha rrugëve ligjore dhe demokratike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia