LAJMI I FUNDIT:

LDK mbështet çdo iniciativë rajonale në Ballkan, kur palët trajtohen të barabarta

LDK mbështet çdo iniciativë rajonale në Ballkan, kur palët trajtohen të barabarta

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit të Berlinit, ku Kosova ka dhënë dhe zotimet ndërkombëtare.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.


Sipas saj, qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth integrimeve rajonale është tashmë i qartë dhe i pandryshueshëm.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth integrimeve rajonale është tashmë i qartë dhe i pandryshueshëm. Si LDK mbështesim bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku Kosova ka dhënë dhe zotimet ndërkombëtare”, ka thënë Halimi.

A është LDK pro "Ballkanit të Hapur"? - Hoti: Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë morëm garanci se nisma do të jetë mbi baza plotësisht të barabarta
Lexo po ashtu A është LDK pro "Ballkanit të Hapur"? - Hoti: Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë morëm garanci se nisma do të jetë mbi baza plotësisht të barabarta

Tutje ajo shtoi se çdo vetiniciativë tjetër rajonale, si proces ndihmues apo paralel, ka kuptim vetëm atëherë kur palët trajtohen barabartë.

Halimi u shpreh se kjo barazi trajtuese sigurohet kur shtetet pjesëmarrëse njohin njëra tjetrën në kufijtë ekzistues dhe në sovranitetet e tyre kushtetuese.

“Kjo barazi trajtuese sigurohet kur shtetet pjesëmarrëse njohin njëra tjetrën në kufijtë ekzistues dhe në sovranitetet e tyre kushtetuese – si dhe ndërtojnë mekanizma institucional që sigurojnë qartë funksionimin e nismave në mënyrë të barabartë ndaj shteteve anëtare. Procesi i Berlinit garanton dhe barazinë dhe mekanizmat mbikëqyrës – dhe mbi të gjitha, garanton avancimin e rajonit në familjen evropiane”, ka thënë ndër të tjera, Halimi.

Ndërkaq, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar sot se Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” vetëm në koordinim dhe me garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 4 shtator 2020, pranuan kërkesën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i hapur” pasi morën garancën e tyre se pjesëmarrja në këtë nismë do të jetë mbi baza plotësisht të barabarta dhe se kjo nismë rajonale, dhe cilado nismë tjetër, ka sukses vetëm kur marrin pjesë të gjitha vendet. /Telegrafi/