LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shkarkimi i Valdete Dakës është i papranueshëm – rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e Zgjedhjeve Lokale

LDK: Shkarkimi i Valdete Dakës është i papranueshëm – rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e Zgjedhjeve Lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përmes një komunikate, LDK thotë se me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.


Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme.

“Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë”, thuhet në reagim.

Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së

Sipas tyre, vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova.

“KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar”, thuhet tutje.

“Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë”, thuhet në fund. /Telegrafi.