Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të dielën do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë, kjo pasi nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit kjo parti u rendit e treta me radhë me 15 mandate të fituara në Parlamentin e Kosovës, e përbërë prej 120 deputetëve, i cili rezultat jo i mirë për LDK-në, bëri që kryetari i saj Isa Mustafa të jap dorëheqje nga pozita e tij.
Ndërkaq, deri më tani për kryetar të LDK-së kanë shpall kandidimin, nënkryetari i saj i deritashëm Lutfi Haziri, anëtari i kryesisë Lumir Abdixhiku, Anton Quni- ministër në detyrë i FSK-së dhe Besian Mustafa – ministër në detyrë i Bujqësisë, si dhe zëdhënës i kësaj partie.
Ende nuk dihet se a do të ketë kandidatë të tjerë për garën e së dielës, por siç merr vesh Telegrafi tashmë kanë filluar aktivitetet e kandidatëve për të siguruar vota në Kuvend të LDK-së.
Kryetari i ardhshëm i LDK-së i cili pritet të zgjidhet të dielën, do të ketë detyra dhe përgjegjësi për të cilat obligohet ti kryej gjatë mandatit të tij në udhëheqjen e kësaj partie.
Sipas statusit të LDK-së, këto janë detyrat dhe përgjegjësit e kryetarit të saj:
– Kryetari përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;
– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;
– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;
– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;
– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;
– Emëron zëdhënësin e LDK-së;
– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;
– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh;
– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;
– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së.
Ndërsa, për punën e tij, kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari.
Me votim për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të LDK-së.
Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit.
Në rast të paragrafit 2 dhe 3 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në afatin prej 60 ditësh.
Ndryshe, kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte Ibrahim Rugova i zgjedhur në tetor të vitit 1989 kur edhe u themelua kjo parti. Më pas në dhjetor të vitit 2006 kryetari i kësaj parti u zgjodh Fatmir Sejdiu, pasuar nga Isa Mustafa i cili e mori mandatin e të parit të LDK-së në muajin nëntor të vitit 2010. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Anketa e institutit IRI: Serbia kërcënimi kryesor në Ballkan
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE