LAJMI I FUNDIT:

LDK kritikon qeverinë pas raportit të WJP-së, Halimi: Kosova në vendin e 57-të, dështim qeverisës

LDK kritikon qeverinë pas raportit të WJP-së, Halimi: Kosova në vendin e 57-të, dështim qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Qeverinë  e Kosovës pas publikimit të projektit të Drejtësisë Botërore (WPJ).

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kur i mungojnë rezultatet qeverisë për punën e tyre, atëherë si mbetet asgjë tjetër veçse të mburren me absurditete.


“Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesësh si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore”, ka thënë Halimi.

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Siç u shpreh Halimi, vendi i 57-të këtë vit është dështim, pasi siç tha ajo në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të.

“Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje. Histeri partiake për sukses. Propaganda s’duket ndryshe”, ka shkruar ndër të tjera Halimi në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti të mërkurën kishte thënë se Projekti i Drejtësisë Botërore, këtë vit ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori