LAJMI I FUNDIT:

LDK: Koalicioni qeverisës përgjegjës për dështimin e miratimit të konkluzave në mes të PE-së dhe Kuvendit të Kosovës

LDK: Koalicioni qeverisës përgjegjës për dështimin e miratimit të konkluzave në mes të PE-së dhe Kuvendit të Kosovës

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës reagoi të hënën lidhur me dështimin siç thonë të miratimit të konkluzave ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.

LDK thekson se për shkak të qasjes tërësisht të papërgjegjshme të deputetëve të koalicionit qeverisës, dështoi miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës dhe sipas tyre kjo ndodhi për shkak se deputetët e koalicionit qeverisës kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e Parlamentit Evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e Gjykatës Speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Lexoni të plotë reagimin e GP-së së LDK-së:

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, kanë  përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në takimin e IV-të të përbashkët të Komisionit të MSA-së bashkë me deputetët e Parlamentit Evropian.

Takimi u mbajt në Strasburg, dhe deputetët e LDK përgjatë dy ditëve paraqitën qëndrimin e LDK-së lidhur me implementimin e MSA-së, e cila është e arritura e deritashme më e madhe e Kosovës në rrugën evropiane si marrëveshja e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së që është nënshkruar gjatë qeverisjes së Qeverisë Mustafa.

Ndër temat bosht të takimit ishte edhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me ç‘rast deputetët e LDK-së rikonfirmuan qëndrimin se LDK do të vazhdojë të kundërshtojë çdo ide që ka për qëllim dëmtimin e sovranitetit të vendit dhe të partneritetit me shtetet mike. Deputetët po ashtu diskutuan lidhur me sundimin e ligjit, dialogun Kosovë-Serbi, krimet e kryera nga Serbia në Kosovë dhe tema të tjera lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Fatkeqësisht, për shkak të qasjes tërësisht të papërgjegjshme të deputetëve të koalicionit qeverisës, dështoi miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.

Kjo ndodhi për shkak se deputetët e koalicionit qeverisës kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e parlamentit evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e gjykatës speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përderisa deputetët e LDK-së dhe të gjithë deputetët evropianë votuan PËR, ishin deputetët e  koalicionin qeverisës që kundërshtuan me çdo kusht këtë pjesë të konkluzave, që rezultoi me dështimin e tërësishëm në procesin e miratimit të tyre. Ky ishte një veprim i paprecedent, sepse në asnjë nga takimet paraprake, Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti Evropian nuk kanë dështuar të arrijnë pajtim.

Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm brenda Bashkimit Evropian që gjithnjë ka bërë thirrje të njihet pavarësia e Kosovës dhe ka përkrahur Kosovën me një sërë programesh. LDK e vlerëson të dëmshëm dhe të papranueshëm veprimin e deputetëve të koalicionit qeverisës, sepse kjo rezulton me dëmtimin e raporteve në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian dhe e paraqet Kosovën si vend që kundërshton parimet e sundimit të ligjit.

LDK do të vazhdojë të punojë së bashku me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar se nuk dëmtohen edhe më tej përpjekjet dhe synimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për integrim të vendit tonë në BE”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori