LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga njëra pozitë

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga njëra pozitë

Grupi i Asamblistëve të LDK-së ka mbajtur një konferencë për media gjatë të cilës kanë adresuar kritika të shumta ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Shqetësues e kanë cilësuar faktin e angazhimit të Ahmetit në ekipin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme përbën shkelje të ligjit.

Madje për këtë, asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë kryetarin Shpend Ahmeti.

“Është obligim kushtetues dhe ligjor i Administratës Publike lokale që sipas detyrës zyrtare të mbikëqyrë këto veprime dhe në përputhje me dispozitat  kushtetuese dhe ligjore të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë që ai aktualisht ushtron”, tha ai.

Gashi  tha se akuzat ndaj LDK-së në Prishtinë për mosvotimin e propozimit për fillimin e ndryshimit të planit rregullativ të Kodrës së Diellit nuk qëndrojnë, për shkak se sipas tij, janë 5 parti që qeverisin me komunën dhe nuk kanë mungesë të votave për të çuar përpara këtë çështje.

“Nuk është fajtore opozita, sepse koalicioni qeverisës përbehet nga 5 parti në pushtet dhe të përkrahur nga PDK-ja, pas marrëveshjes së papublikuar ka 27 vota dhe ata kanë mundur të organizohen dhe ta votojnë, pra nuk është fajtore opozita. Opozita kërkuar që ndryshimet e planeve rregullative të hollësishme të bëhen në harmoni me ligjin për Planifikimin Hapësinor. Mirëpo, kjo nuk po ndodhë sepse kryetari dhe qeveria e tij, që 6 vite nuk punuan për hartimin e Hartës Zonale si dokument bazik  dhe i domosdoshëm ligjor dhe parakusht për të pasur të drejtën për ndryshime të planeve rregullative të hollësishme”, tha ai.

Gashi tha se arsyeja a thirrjes së konferencës është dështimet e Komunës së Prishtinës të  vitit 2018, ku ndër to ka theksuar: Rritja e numrit  të drejtorive, dorëheqjet e drejtorëve, punësimet sipas grupeve të interesit, ndërtimet pa leje, mosbashkëpunimi me opozitën, rënie e projekteve kapitale, cilësia e dobët në mirëmbajtjen e rrugëve, shkelje në përzgjedhjen e kompanisë për furnizimin e shkollave.

Ahmeti është akuzuar nga LDK-ja edhe për mosraportim në periudha periodike, si një nga obligimet kryesore të një kryetari komune. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori