LAJMI I FUNDIT:

“LDK është e çorientuar, në panik dhe me ditë të numëruara”

“LDK është e çorientuar, në panik dhe me ditë të numëruara”

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, se Lidhja Demokratike e Kosovës është në panik, tërësisht e çorientuar dhe i ka ditët e numëruara në pozitë.

“Lidhja Demokratike e Isa Mustafës tanimë është kapur dhe është në gjendje paniku. Është çorientuar dhe këtë panik po e shpreh me mllef. Kjo tregon se ata nuk janë në kontroll dhe i kanë ditët e numëruar”, ka thënë Hoxha.


Më pas ai ka folur edhe për protestën e një shtatorit, për të cilën ka thënë se pret të përkrahet nga qytetarët e të jetë masovike.

“Dua të theksojë se kjo protestë e një shtatorit është protestë gjithë popullore jo vetëm e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka pohuar Hoxha. “Do të jetë paqësore”, ka shtuar ai.

“Ne po i thërrasim qytetarët që masovikisht ta përkrahin protestën që do të manifestohet edhe në shesh edhe në Parlament. Sepse këta tokë që po humb nuk është të Isa Mustafës, por të Republikës së Kosovës”.

“Në këtë formë të Demarkacionit, me Serbinë mund të humbim edhe mijëra hektarë të tjerë tokë”.

“Deputetët që kanë dhënë betimin për mbrojtje të Republikës duhet ta dëgjojnë presionin qytetar e jo të thonë se ‘marrëveshja është e dëmshme, por do ta votoj marrëveshjen’”.