LAJMI I FUNDIT:

LDK e shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

LDK e shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu ka bërë të ditur se kjo parti ka dërguar një kërkesë në Kryesinë e Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me largimin e të rinjve nga Kosova.

Rekaliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë 41 deputetë nënshkrues që kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme me temën  “Zbrazja e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”.


LDK kërkon që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më datën 11 prill.

Ndryshe, thuhet se të paktën 170 mijë kosovarë kanë braktisur Kosovën vitet e fundit.

Postimi i plotë i Rekaliut:

“Të nderuar qytetarë,
Prej se kam marrë mandatin e deputetit, gjithmonë jam angazhuar për t’i adresuar hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tim, në instancën më të lartë të përfaqësimit qytetar. 
Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumë qytetarë, veçanërisht të rinj nuk po lënë rrugë pa shfrytëzuar, për të ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme. 
Ky fakt shqetësues më ka prekur shumë, sepse hallet dhe problemet e tërinjëve kanë qenë prioritet i punës dhe angazhimit tim ndër vite. 
Të dashur miq, 
Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi. 
Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”. 
Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin kësaj gjendje”, ka skruar Rekaliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori