LAJMI I FUNDIT:

LDK: Demarkacioni të ratifikohet, që të lëvizim lirshëm

LDK: Demarkacioni të ratifikohet, që të lëvizim lirshëm

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, anëtarët e së cilës njëzëri janë pajtuar që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duhet të ratifikikohet në Kuvend, në mënyrë që të hapet rruga e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore.

Gjatë takimit, u bisedua për proceset aktuale në vend dhe për orientimet e LDK-në në zhvillimin e mëtejmë të vendit.


Sipas një komunikate për media anëtarët e Kryesisë, biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e Presidentit Amerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore”, thuhet në kumtesë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës.

Anëtarët kryesisë së LDK-së, u pajtuan që në mbledhjen e radhës të vijnë me propozime konkrete në këtë drejtim, të cilat do të diskutohen me partnerët e koalicionit me qëllim të fuqizimit të këtij procesi.

Temë tjetër e takimit ishin edhe çështjet që lidhen me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nevojën e adresimit të disa çështjeve të rëndësishme në këtë drejtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori