LAJMI I FUNDIT:

LD: KSHZ nuk e pastroi Listën zgjedhore

LD: KSHZ nuk e pastroi Listën zgjedhore

“Bazuar në analizën e vëllimit të votuesve të dyshimtë (mbi 300 mijë), si dhe më parë, përfundimi i kontrolleve të Listave, është më shumë se e sigurt se KSHZ-ja nuk arriti të pastrojë Listën zgjedhore, si një nga kushtet më të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e mundshëm të mashtrimit të votuesve nga ata që u falën nga Ivanov.

Me kontroll-krahasimet e Listës asnjë nga votuesit fiktiv nuk është hequr nga regjistri, për këtë duhet procedurë administrative, dhe është situatë e njëjtë edhe për ata që emigruan nga Maqedonia, dhe kanë krijuar votues të rinj.


Lidhja Demokratike kërkon nga Trajko Veljanoski të mos shpall zgjedhjet sot. Në vend të zgjedhjeve, Trajko Veljanoski duhet të pranojë kërkesën e deputetëve dhe të thërret një seancë të jashtëzakonshëm të parlamentit.

Me shtyrjen e zgjedhjeve dhe seancën e Parlamentit do të krijohen kushte që institucionalisht të hapen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe arbitraritetin e kryetarit Ivanov.

Lidhja Demokratike pret që Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot të informojë publikun nëse ka kushte për zgjedhje apo jo “, thkesohet nga Aleanca Demokratike. /Telegrafi/