LAJMI I FUNDIT:

LB: Kosova e papërgatitur për bisedime me Serbinë

LB: Kosova e papërgatitur për bisedime me Serbinë

Lëvizja për Bashkim (LB) ka reaguar ndaj takimit të së dielës në Bruksel, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LB vazhdon të insistojë se pa platformë nuk duhet të ketë bisedime.


“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën zhvilloi një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë, në Kosovë, katër herë me radhë është mbajtur tryeza e partive politike, njëri nga synimet e të cilave, vazhdimisht ka qenë arritja e një konsensusi për një platformë të bisedimeve me Serbinë. Presidenti e vazhdon procesin e bisedimeve kurse tryeza vazhdon të mos prodhojë rezultate. Madje, as pas takimit të fundit ku Lëvizja për Bashkim ua dorëzoi të gjitha partive pjesëmarrëse platformën e saj, si pikënisje për një konsensus të domosdoshëm kombëtar lidhur me përfundimin e çështjeve të hapura shqiptaro serbe”, thuhet në reagimin e LB, përcjell Telegrafi.

Më tej LB thotë se “deri më sot, përfaqësuesit e Kosovës kanë zhvilluar shumë bisedime me ata të Serbisë”.

“Ata kanë arritur të bëjnë marrëveshje për shumë çështje por nuk kanë arritur të bëjnë zgjidhje për asnjërën prej tyre. Kjo është për një arsye krejt të thjeshtë. Për fat të keq, përfaqësuesit e Kosovës, asnjëherë, bisedimet nuk i kanë konsideruar si një mundësi për zgjidhjen e problemeve reale që ka vendi ynë, por vetëm si detyrim nga faktori ndërkombëtar dhe si mjet për arritjen e qëllimeve anësore. Kjo është edhe arsyeja pse Kosova, edhe pse po hynë në fazën ‘finale’ të bisedimeve, ende nuk ka arritur të ketë një platformë për to. Për këtë situatë fajtorë janë të gjitha partitë që sot janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita”.

“Ne vazhdojmë të insistojmë që pa platformë nuk duhet të ketë bisedime. Lëvizja për Bashkim, të gjitha forcave politike, që nga viti 2010, ia ka ofruar propozimin e saj për këtë platformë. Prandaj, edhe në këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithëve që ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, përndryshe, përgjegjësisë për pasojat e këtyre bisedimeve nuk do të mund t’i ikë askush”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori