LAJMI I FUNDIT:

Lazarevski: Gjithmonë kam qenë dhe jam transparent

Lazarevski: Gjithmonë kam qenë dhe jam transparent

Ish-zyrtari i inteligjencës, Gjorgji Lazarevski, pas deklaratave të Zoran Verushevskit në rastin “Shënjestra-Fortes”, për “Faktor” tha se gjithmonë ka qenë transparent, edhe kur të gjithë të tjerët kanë heshtur dhe se edhe në të ardhmen do të jetë transparent.

Verushevski me dëshminë e tij në gjykatë tërhoqi vëmendjen e opinionit sepse deklaroi se “bombat” së pari nuk kanë arritur tek ai, por Lazarevski ato i ka sjell në LSDM, me çka ai vetëm i ka analizuar si përgjegjës për siguri të politikave të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Lazarevski për këtë rast dëshmoi në nëntor të vitit të kaluar dhe deklarata e tij ishte precize.

“Në një ose dy javë ne kemi përpunuar sistemin e nxjerrjes. Për herë të parë, Zvonko eksportoi biseda të përgjuara në fund të vitit 2010, ekskluzivisht përmes SMS. Gjithçka më ishte dërguar. Pastaj ia dhashë Verushevskit. I kopjova në një disk të koduar të jashtëm, e mbusha në mënyrë kronologjike kur hyri materiali dhe e mbaja me vete për tre vjet. Atë disk Svonko ma ka dhënë në korridorin e MPB-së. E mora dhe e futa në xhep. Nëse dikush më pyeste se çfarë kisha, unë planifikoja ta përplas, ta thyeja. Por në të gjitha ato eksportime, askush nuk më pyeti”, tha Lazarevski para gjykatës vitin e kaluar.

Verushevski, nga ana tjetër, pardje e mohoi këtë.

Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM
Lexo po ashtu Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM

“Gjorgji Lazarevski ishte një nga njerëzit që solli dokumentet në parti. Ai person siguroi materialet para kthimit tim nga Italia në Maqedoni dhe vazhdoi në vitin 2014”, tha Verushevski gjatë seancës gjyqësore./Telegrafi/

Fatime Fetai: Deklaratat e Verushevskit nuk do të ndikojnë në procedurat e PSP-së
Lexo po ashtu Fatime Fetai: Deklaratat e Verushevskit nuk do të ndikojnë në procedurat e PSP-së

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori