LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Goditjet e SHBA-ve të mos përsëriten

Lavrov: Goditjet e SHBA-ve të mos përsëriten

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov tha të mërkurën në takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë, se sulmet e javës së kaluar të SHBA-ve në bazën ajrore të Sirisë paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të mos lejohet që goditje të tilla të përsëriten, transmeton Reuters.

“Është e rëndësishme të njohim si është qëndrimi juaj, qëndrimi i SHBA-ve dhe si janë synimet e administratës amerikane”, tha Lavrov në fillim të takimit me Tillerson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Moskë, në kohën e tensioneve për shkak të Sirisë.