LAJMI I FUNDIT:

LAVJERRËSI

LAVJERRËSI

Kanga “Pendulum” e grupit “Pearl Jam”; albumi “Lightning Bolt”, 2013.
E ka përkthye: Besnik Hamiti

S’e dì çka âsht naltsia
Pa e prekë fundin


E ardhmja âsht e ndritshme
Ndriçue me s’ke ku me shkue

Tik e tak lavjerrësi luhatet

Sa jemi këtu e s’jemi mâ
Hija jeme moti m’la

Çka nuk dimë me e kuptue
Kjo mundet me kalue,
Mundet me zgjatë,
Mundet me u përkeqësue

Çka fitohet kollaj ashtu humbet
Shpejt më lê fort moti

N’zjarr jam, po u mërdhiva
Asgjâ s’po funksionon ma për mue

Tik e tak lavjerrësi luhatet
Tik e tak lavjerrësi luhatet

Tik e tak
Tik e tak